“Qeveri jokushtetuese”, Vetëvendosje nis mbledhjen firmave për rrëzimin e qeverisë Hoti

270
Sigal

Në një kohë që vendi është një situatë të vështirë të krijuar nga virusi Corona, as aktualiteti politik në Kosovë nuk është i qetë.

Ditën e sotme Lëvizja Vetvendosje në Kosovë ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit me mocion mosbesimi. Ky  lajm është bërë me dije nga shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, i cili përmes një  konference për mediat është shprehur se VV-ja ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e qeverisë.

“Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.”- është shprehur Selimi.

Ndërkohë edhe deputetja Arbërie Nagavci, e ka quajtuar qeverinë aktuale jokushtetuese.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që dëshmoi se mund të qeversit me duar të pastërta.”- tha ajo.

Kujtojmë se në muajin mars ish- Qeveria Kurti u rrëzua me ngritjen e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja, partneri i saj në qeveri, pas shumë përplasjesh mes tyre.