Qëlloi me armë ndaj policëve në Bruksel, dënohet me 20 vite burg Saleh Abdeslam

484
Gjykata belge ka shpallur fajtor, Saleh Abdeslam, të dyshuarin kryesor të sulmit terrorist në Paris më 2015, duke dënuar me 20 vjet burgim në rastin me të shtëna drejt zyrtarëve policorë në Bruksel më 2016.
Vendimi i 23 prillit nuk është i lidhur drejtpërdrejt me sulmet që kanë lënë të vdekur 130 persona në Paris.
Abdeslam, 28 vjeçar dhe bashkëpuntori i tij, Sofien Ayari, a 24- vjeçar janë dënuar me nga 20 vjet burgim për tentim-vrasje me të shtëna me armë zjarri drejt policisë belge dhe asaj franceze, gjatë bastisjeve të tyre në Bruksel më 15 mars 2016.
Abdeslam është arrestuar më 18 mars të po atij viti, afër shtëpisë së familjes së tij në një lagje të varfër të Brukselit.
Ayari po ashtu është dënuar me 20 vjet burgim.
As Abdeslam, që aktualisht është në burg duke pritur gjykimin për sulmet në Paris më 2015, as Ayari nuk kanë qenë pjesë e gjykimit të sotëm në Bruksel.
Ende nuk dihet kur Abdeslam do të gjykohet për sulmet në Paris.
Sigal