Qëllohet me armë shqiptari në Itali

589
Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë pasditen e sotme në Novi Liguri të Italisë. Sipas shtypit vendas, shqiptari u qëllua me armë në këmbë dhe është dërguar në spital.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Sipas hetimeve paraprake, 44-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë kur u qëllua me armë nga një person.
Ndërkohë, policia është duket kërkuar për të arrestuar autorin e kësaj ngjarje. Shkaqet janë të paqarta, ndërsa me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia që do të japë shqiptari i plagosur.
Sigal