Putin sulmon Leninin dhe i hap rrugë marshimit ushtarak në Ukrainë

235
Sigal

Sundimtari i Rusisë, Vladimir Putin ka njohur të vetëshpallurat Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Një dekret korrespondues do të nënshkruhet së shpejti, bëri të ditur Kremlini të hënën në mbrëmje.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron janë njoftuar për vendimin me telefon.

Duke njohur këto territore të pushtuara, Putini hap rrugën për një pushtim ushtarak në Ukrainë.

Fakt eksploziv: Putini tha se Ukraina lindore ka qenë pjesë e Rusisë historikisht.

Më tej ai tha se Ukraina moderne është krijuar nga Rusia. “Rusia u grabit kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991,” tha Putin.

Kjo është diçka për të cilën ai nuk ka folur më parë. Dikur ai e kishte quajtur shembjen e bllokut një katastrofë gjeopolitike.

Duke vazhduar leksionet e tij për historinë, Putin kritikoi ish-liderin komunist, Vladimir Putin, duke thënë se ai është autori dhe arkitekti i Ukrainës. Ai tha se ai e dizavantazhoi Rusinë.

Putin tha se Ukraina nuk ka pasur kurrë një traditë shtetërore nga ana e saj.