Puerto Riko goditet sërish nga tërmeti i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

533
Sigal

Puerto Riko është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0, duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha pas tërmeteve të disa ditëve më parë që shembën shumë shtëpi e shkolla.

Mediat e huaja raportojnë se tërmeti ndodhi 12 kilometra në jug të Indios me thellësi prej 9 kilometrash nën det.

Kujtojmë se javën e kaluar Puerto Riko u godit nga disa tërmete. Lëkundjet e së martës që goditën vendin ishte me magnitudë 6.4, ndërsa u pasur me një tjetër 5.2 të premten. Aktualisht qindra banorë janë duke qëndruar jashtë banesave, ndërsa në shumë zona mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Nga tërmeti i të martës humbën jetën 11 persona.