Matt Gaetz do të jetë Prokuror i Përgjithshëm i SHBA dhe njëkohësisht ministër i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të Donald Trump.Ai njihet si një kundërshtar i rreptë i miliarderit majtist, George Soros, pasi ka deklaruar publikisht se drejtësia në SHBA është sorosëzuar. Por Gaetz ka premtuar se do të luftojë kundër përdorimit të agjencive shtetërore amerikane si armë politike ndaj kundërshtarëve. Për këtë arsye, në shkurt të vitit të shkuar, kongresmeni Gaetz kërkoi që të hetohej afera e kryeministrit Edi Rama me ish-kryezbuluesin e FBI, Charles McGonigal. Siç raportonte SYRI një vit më parë, kryetari republikan i Komisionit Hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, i dërgoi një letër FBI-së, duke kërkuar detaje për skandalin Rama-McGonigal. Letra për drejtorin e FBI, Chris Ëray është nënshkruar nga kryetari i komisionit, Jim Jordan dhe kongresmeni republikan Matt Gaetz. Republikanët kërkojnë edhe informacione nëse FBI ka nisur një hetim për rastin e McGonigal, përfshi këtu edhe rishikimin e çdo dokumenti për të zbuluar se si ka qenë e mundur që të korruptohet një zyrtar kaq i lartë i FBI. ‘Kjo sjellje e keqe gërryen më tej besimin e publikut në sjelljen e FBI-së dhe veprimet e zbatimit të ligjit’ shkruhet në letrën e republikanëve, që janë pjesë e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.Ndërsa letra mban datën 2 shkurt 2023, një ditë më vonë mediat amerikane njoftuan se Kongresi ka nisur zyrtarisht hetimet për këtë aferë. Tani Gaetz është Prokuror i Përgjithshëm dhe do e ketë vetë në dorë dosjen. Pikërisht atë dosje, të cilën mjaftonte që Altin Dumani ta merrte nga SHBA dhe Edi Rama do përfundonte në burg, njësoj si miku i tij, Charles McGonigal, i dënuar dhe pas hekurave prej muajsh tashmë.
Ballina Bota dhe Rajoni Prokurori i Përgjithshëm i Trump kërkon hetimin e aferës së McGonigal: FBI...




















