Presidenti Rumun emëron në vend të Pontës, Ministrin e Arsimit

452
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka emëruar Ministrin e Arsimit Sorin Cimpeanu Kryeministër të përkohshëm në vend të Viktor Pontas, i cili dha dorëhqjen pas protestave masive kundër tij.
“Sorin Cimpeanu do të marrë përsipër përkohësisht detyrën e Kryeministrit”, tha Iohannis, duke shtuar se gjatë dy ditëve të ardhshme ai do të konsultohet me partitë politike dhe shoqërinë civile për emërimin e Kryeministrit të ri të vendit.
Rumania në protesta masive, pavarësisht dorëheqjes së Pontës
Dorëheqja e kryeministrit rumun, Viktor Ponta, nuk ka mjattuar….Rreth 30 mijë persona protestuan mbrëmë në Bukuresht, duke bërë thirrje ti jepet fund korrupsionit në vend pas zjarrit në një klub nate që vrau 32 vetë.
Në natën e dytë të protestave, dëmostruesit thonë që dorëheqja e qeverisë duhet të jetë vetëm fillimi i reformimit të klasës politike dhe administratës publike, e cila sipas tyre është totalisht e korruptuar.
“Para se gjithash ne jemi këtu kundër korrupsionit dhe sistemit që mbron të korruptuarit. Nëse sistemi nuk pastron të korruptuarit, atëherë është populli që do të vendosë drejtësi. Nëse në 1989 popullli luftoi për liri, sot ne luftojmë për drejtësi”, thotë Hans, protestues.
Ponta, i cili gjatë këtij muaji ka seancën e parë të gjyqit për korrupsion, më herët kishte injoruar të gjitha thirrjet për dorëheqje, pasi u akuzua në shtator për pastrim parash dhe evazion fiskal gjatë kohës kur nuk ka qenë Kryeministër.
Largimi i tij mund të çojë në një riformatim politik, edhe pse koalicioni i tre partive të majta që formojnë shumicën deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë për ndarje.
Udhëheqësi i koaliconit aktual Liviu Dragnea, tha se prioritet ishte ruajtja e stabilitetit në vend. Por protestuesit në rrugë kërkojnë qeverisje të re, lidership të ri.
“Duam njerëz të rinj, tek e fundit nje qeveri teknike të formuar nga ekspertë”, thotë, Bogdan.
Zëmërimi i shoqërisë rumune nisi pas zjarrit në një lokal nate që shkaktoi 32 viktima.
Zgjedhjet e parakohshme duken të pamundura për momentin dhe kjo do të ndodhte vetëm nëse parlamenti nuk miraton 2 emërimet për Kryeministër brenda 60 ditëve.
Sigal