Roland Qafoku: Ja pse e shkruajta historinë e kryeministrave tanë

526
Dje pasdite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, personalitete të njohur nga bota politike, akademike, e gazetarisë u bënë bashkë, pasi u prezantua libri i gazetarit Roland Qafoku “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali tek Edi Rama”. Mori pjesë edhe ish-kryeministri Ilir Meta. Libri vjen pas 11 vitesh punë dhe kërkime në arkiva e në botime të rralla të autorit. Libri do t’u shërbejë më së shumti nxënësve e studentëve, por njëherësh do të nxisë interesa e vëmendje për anë të panjohura të personalitetit të 33 kryeministrave shqiptarë: prej kontributeve të heshtura deri tek lektisjet e flirtet, prej ambicieve të parealizuara, deri tek idetë që mund të evokohen në çdo kohë.
Artan Fuga: Libri është një enciklopedi e vërtetë politike e historisë së Shqipërisë edhe nga përmbajtja, edhe nga editimi
Për një studiues është shumë problem, se mund të studiosh një yll, mund të thuash çfarë të duash për atë yll, s’të përgjigjet ai. Mund të diskutosh dhe të flasësh, mund të thuash ç’të duash, provat e vërtetësisë mali nuk i kundërshton dot. Kështu për një bimë, e me radhë. Kur flet për një njeri të gjallë mund dhe të të kundërshtojë dhe është një rast shumë i rëndë. Gjithsesi, unë dua të lexoj para publikut dhe jam shumë i nderuar që më dhatë fjalën. Atë e-mail që të kam dërguar Roland, pasi lexova librin tënd që për mua është një enciklopedi e vërtetë politike e historisë së Shqipërisë edhe nga përmbajtja edhe nga editimi dhe që jam i bindur se, do jetë nga ato libra që do i qëndrojë kohës dhe do të jetë një pasuri e bibliotekave. Sepse aty në fakt është historia në sfond. Duke i marrë sipas radhës na vjen kronologjikisht historia e Shqipërisë, por ai nuk është një libër thjesht historik, sikurse e ke quajtur me modesti, por shumë më i ndërlikuar dhe i hapur ndaj tipologjive, analizave psikologjike, biografike, sociologjike, gjenealogjike., etj. Politologjia është aty gjithashtu. Nuk ka pikë ideologjie në librin tënd, çka është shumë e rrallë për ata që shkruajnë për historinë e Shqipërisë. Në enciklopedi gjithashtu ke shkruajtur me ndjenja, por pa emocione dhe pa pasion. Nuk ka të mirë dhe të këqij në paraqitjen e tyre te libri yt, se në fund të fundit janë njerëz që kanë bërë historinë dhe për kryeministrat e Shqipërisë rrethanat janë dhe kanë qenë dhe do të jenë, them unë, më të forta sesa vullnetet e tyre subjektive. Në këtë kuptim ata janë të gjithë të pafajshëm. Ndonëse në një paragraf ti përmend që tek ata në raste të ndryshme ka vepra turpi dhe vepra nderi. Dhe mirë bën. Për Shqipërinë dhe fat shpeshherë, fatet e saj vendosen jashtë. Dhe për kryeministrat rrethanat dhe faktorët e jashtëm kanë qenë besoj vendimtarë. Ata janë kryeministra territoresh që mund t’i quajmë “liliputë” {2:34}, por në këmbët e tyre, në thonjëza, kanë ngecur ndodhitë e përbotshme ose më mirë them se dhe ata kanë ngecur në rrjetat e historisë, e historive perandorake, që kanë qenë dhe do të jenë mjedisi ku dallgët e kanë shtyre dhe do ta shtynë historinë e shqiptarëve, shtetit shqiptar dhe kryeministrave shqiptarë sa kohë që do të ketë shtet. Ti bën një përqasje ekzistencialiste, sepse nisesh nga individi, ku nuk rri pa përmendur dhe gjatësinë e shtatit. Do të thuash t’i me këtë dhe me të tjera detaje se, kryeministrave ju ke njohur “dhëmb e dhëmballë”, se në jetë të jesh kryeministër, nuk do të thotë se nuk je dhe një njeri i zakonshëm si ne të tjerët e vdekshëm. Ke bërë punë arkivi, por dhe dosjet e arkivës tënde personale ke dhe 1 mijë intervistat e tua, …. {3:47}. I trajton si njerëz të vdekshëm, jo sikurse duken të pavdekshëm kur janë në pushtet, u qëllon të tremben nga minjtë, të vriten nga ndonjë bombardim, të kenë të dashura, gra të martuara me ose pa fëmijë. Kam përshtypjen se ke shkruajtur që shumë prej tyre, me dhimbje ke shkruajtur kanë masakruar njëri-tjetrin, janë përleshur, kanë qenë viktima të viktimave të tyre, xhelat të xhelatëve të tyre. Por në fund pjesa më e madhe si të gjithë ne njerëzit e tjera, kanë qenë viktima të jetës, e cila nuk mban me hatër njeri. Nuk i jep më shumë vend njërit sesa tjetrit në përballjen tënde me kryeministrat e Shqipërisë, të gjithë duken sikur janë të gjallë, e të gjithë sikur janë në muze, të mumifikuar, sepse janë personifikuar sikur janë për të ndenjur përgjithmonë në muzeun e librit tënd, e kjo kapje statike është pa kohë dhe …. {4:55}. Urime, mbi të gjitha për humanizmin tënd, sepse na i jep kryeministrat tanë sikur të jenë njerëz, kur shumica e servilëve dhe burokratëve gjatë pushtetit i trajtojnë si Muja, si Halila dhe si Aladina, si Bethovena, si Gjergj Elez Alia, si Skënderbe, kurse kur bien nga pushteti, po ata i keqtrajtojnë sikur të kishin qenë përbindësha, shtriganë, spurdhjakë, si skënderbegas, si kona e si xona. E për ta mbyllur, desha të them se, ti ke kryer një detyrë, që e ka detyrë ta kryejë … {5:40}. Ti me librin tënd, i jep njeriut të thjeshtë kurajë për të jetuar. E përse do të mërzitemi nga jeta jonë mediokre, nga fakti se na poshtërojnë, se na përbuzin, na përgojojnë, shpeshherë dhe na përdhosin, na baltosin si qytetarë, na vrasin nga pak. Kur dhe më të fuqishmit shqiptarë, me roja e shkura, ju ka ndodhur e njëjta gjë si ne. I kanë baltur, ofenduar dhe ata kanë pasur frikërat e tyre dhe kanë bërë për Shqipërinë aq sa kanë mundur. Si çdo rob zoti, si ne mbi dhe, që ne e quajmë Mëmëdhe dhe që e duam aq shumë, sikurse ti. 
Roland Qafoku: Kryeministrat tanë, burra shteti, por ka edhe nga ta që nuk janë engjëj të pafajshëm
Roland Qafoku, autori i librit, ndër të tjera tha, pse e shkruajti historinë e 33 kryeministrave tanë. “Pasi kërkova një libër me historinë e kryeministrave të Shqipërisë dhe nuk e gjeta, unë vendosa ta shkruaj vetë këtë libër. Tani që kanë kaluar 11 vjet nga fillimi që unë mora të shkruaj këtë libër, nga studimet në arkivat, në libra të vjetër, të rinj, dëshmi, intervista, foto, them se unë tashmë i njoh mirë të 33 kryeministrat. Mes tyre ka themelues e burra shteti, dhe politikanë e burokratë tipikë që i shërbyen këtij shteti, por them se mes 33 kryeministrave ka dhe nga ata që nuk ishin engjëj të pafajshëm.
Sigal