Presidencialet në Francë, Manuel Valls tradhëton partinë, mbështet Macron

460
Ish-kryeministri francez, Manuel Valls ka shprehur mbështetjen per Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale, duke i kthyer shpinën kandidatit zyratar të partisë së tij socialiste Benoit Hamon. Valls tha se do të ishte i gatshëm të bënte gjithaçka me qëllim pengimin e fitores së lideres së ekstremit të djathtë Marin Le Pen, e cila në sondazhe rezulton e dyta. Kurse për Macro sondazhet parashikojnë fitore në raundin e dytë më shtatë maj, datë në të cilën ai përballet me Le Pen. Kurse socialsiti Benoit Hamon pozicionohet i pesti në raundin e parë të 23 prillit.

Ish kryeminstri francez tha se zgjedhja e tij nuk do të thotë se do të bëjë fushatë për 39 vjeçarin Macron, i cili ka shërbyer si ministër nën presidencën e Hollande nga 2014, por që dha dorëheqjen vitin e kaluar për të përgatitur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale nën logon e lëvizjes së tij politike En Marche.

Pas kësaj mbështetje të pazakontë, burime politike dhe ekspertë shohin një skenar dhe strategji të mirëfilltë të Valls i cili humbi përballë Hamond në primaret e Partisë Socialiste. Sipas tyre ish kryeministri kërkon të krijojë një forcë reformiste parlamentare ndryshe nga En Marche, por që të marë shumicën i nevojitet macro president. Por nga ana tjetër macro është treguar i shpejtë në përgjigje, duke vlerësuar mbështetjen, ai tha se vall nuk do të ketë pjesë e qeverisë së tij.
Sigal