Premtimi i Kotzias: Zgjidhim problemet me Shqipërinë. Do mbështesim integrimin e saj në BE

638
Sigal

Ministri
i Jashtëm grek Niko Kotzias deklaron se Greqia do mbështesë integrimin evropian
te Shqipërisë kur vendi ynë te këtë plotësuar disa kushte mes te cilave dhe respektimin
e te drejtave dhe pronës se minoritetit grek ne Shqipëri. Gjate konferencës se
përbashkët ne Athinë me Ministrin e Jashtëm gjerman Shtajnmajer ministri
Kotzias tha se me Shqipërinë po punohet për te gjetur zgjidhje te përbashkëta
për problemet qe vijnë nga e kaluara, për te përcaktuar të ardhmen.

“Janë
ngritur gjashtë grupe konsultative për probleme të veçanta, mbi një grup të
madh ombrellë që është përgjegjësi e Sekretarëve të Përgjithshëm të dy
shteteve. Për fat të keq, në Shqipëri ka një tendencë në rritje të
nacionalizmit në prag të zgjedhjeve. Rekomandimi im dhe inkurajimi im për të
gjithë është që të ulen tonet, për të rënë dakord në një rrugë evropiane, dhe
si ne mund të zgjidhim menjëherë problemet tona, duke mos lejuar që ato të
ndërhyrjnë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.”

Kotzias
tha me tej se ne 12 dhjetor do dëgjohen konkluzionet e Këshillit Europian për
Shqipërinë dhe se Greqia e do Shqipërinë në BE pasi fqinjët e saj në Europë
janë dhe fitim i madh për te. Por vendi ynë duhet te përmbushë kriteret e
caktuara. “Kritere që kanë lidhje me gjyqësorin, reformën administrative,
luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht masat për të luftuar drogën,
pasi është vendi më i madh prodhues i drogës në rajon, të mbrojë të drejtat dhe
pronat e minoritetit grek. Duhet të tejkalohet logjika e “Hoxhës”, sipas të
cilit minoritar është vetëm ai që jeton në këtë zonë dhe popullsitë e mëdha, që
janë shumicë në disa zona, të mos kenë të drejtat e pakicave. Këto duhet t’i
plotësojë Shqipëria dhe pastaj ne ta ndihmojmë në procesin e integrimit”