Policia greke jep alarmin: Një 27-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë

Policia greke ka dhënë alarmin për një 27-vjeçare shqiptare e cila është zhdukur pa lënë gjurmë.

Mësohet se 27-vjeçarja Antonia Nikolla nga Profit Ilia të Iraklios në Kretë ka patur kontaktin e fundit më bashkëshortin e saj.

Sigal

Për herë të fundit ajo ka folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht.

Që pas asaj telefonate nuk dihet më asgjë për të. Familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka nisur kontrollet por pa asnjë rezultat deri më tani.

Sakaq autoritetet greke kanë publikuar të dhënat e 27-vjeçares shqiptare duke kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve por dhe të atyre që mund të kenë dijeni apo mund të kenë parë të renë.