Policia franceze largon romët nga kampi i improvizuar në Paris

498
Policia franceze ka larguar me forcë komunitein rom në kampin e improvizuar prej tyre në periferi të Parisit, në një linjë të braktisur hekurudhore. Më shumë se 350 romë, të cilët kanë jetuar aty që prej verës së kaluar, u dëbuan nga kampi i improvizuar. Nëndrejtori i policisë së qarkut, Yann Drouet thotë se evakuimi ishte i nevojshëm për shkak të kushteve të kampit.
“Ne po zbatojmë vendimin e Gjykatës së qarkut të Parisit, në të cilin kërkohet çmontimi i kampit i konsideruar i rrezishëm për shendetin e banorëve si pasoje e kushteve jashtë cdo standardi. Evakuimi ishte i domosdoshëm mbi të gjitha për të mbrojtur jetën e njerëzve që jetonin këtu”, tha Yann Drouet.
Operacioni i zhvendosjes është kryer qetësisht dhe komuniteti rom nuk ka bërë rezistencë. Autoritetet lokale dhe organizatat jo qeveritare do të ndihmojnë në akomodimin e romëve të dëbuar.
Gjithashtu policia tha se operacioni nuk ishte blic, përkundrazi banorët e kampit janë paralajmëruar më herët për largimin. Gjithashtu edhe vendimi për largimin e tyre nuk ishte i papritur, pasi më herët u kryen hetime nga grupet sociale e më pas nga ato mjekësore deri në marrjen e vendimit për evakuimin e tyre.
Sigal