Kandidati republikan Rand Paul në SHBA, është tërhequr nga gara presidenciale

438
Kandidati republikan Rand Paul është tërhequr nga gara presidenciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas rezultatit të dobët të shënuar në zgjedhjet e para të mbajtura në Iowas. Senatori nga Kentaki është i dyti që tërhiqet nga gara, pas ish guvernatorit të Arkansas Mike Huckabee, i cili braktisi garën të hënën në zgjedhjet e Iowas. Në një deklaratë Paul u shpreh:
“Ka qenë një nder i jashtëzakonshëm për mua të marr pjesë në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sot unë do ta lë aty ku e nisa , gati për të luftuar për kauzën e lirisë. Në shtetin e Iowas, Paul u radhit i pesti me 4.5 përqind të votave, teksa Ted Czus kryesoi garën duke mposhtur edhe manjatin Donald Trump.
Me tërheqjen e tij tashmë kanë mbetur 10 kandiatë republikanë që pretendojnë kryesimin e Shtëpisë së Bardhë, nga 17 që ishin në fillim. Paul shumë shpesh ka debatuar me rivalët e tij republikanë mbi pikëpamjet e tyre agresive në politikën e jashtme dhe mbështetjen e tyre për mbikqyrjen e qeverisë. Ai pritet të fokusohet në rizgjedhjen e tij në Senatin amerikan dhe është përfaqësuesi parë i krahut liberal të partisë së tij, që promovon të drejtat individuale dhe privatësinë. Vitin e kaluar, revista “Time” e ka etiketuar “njeriu më interesant i politikës amerikane”.
Sigal