Plani i Hollandës, emigrantët që mbërrijnë në Greqi do të kthehen në Turqi

520
Të gjithë emigrantët që mbërrijnë në ishujt e Greqisë do të kthehen menjeherë mbrapsht me traget në Turqi.
Ky është plani më i ri i propozuar nga Holanda në kuadër të frenimit të fluksit të emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Europë.
Në baze të kërij propozimi, lideri i partisë laburiste Diederik Samsom thote së në këmbim Europa do të marrë nga Turqia 250 mije klandestinë në vit.
Samsom thotë se do të ishte mirë që ky plan të konkretizohej këtë pranverë, para se gjendja të shkojë në pikën më kritike.
Gjatë vitit të kaluar në brigjet greke nëpërmjet Turqisë zbarkuan 850 mijë klandestinë, teksa gjatë këtij muaji kanë hyrë 46.000 persona, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Por janari i 2016 ka shënuar edhe tragjedi, në të cilat 200 emigrantë janë mbytur në ujërat e Egjeut.
Të mërkurën, një draftraport i Komisionit Evropian tha se Greqia kishte “neglizhuar rëndë” detyrimet e saj për të kontrolluar kufirin e jashtëm të zonës pa pasaporta të Evropës Shengen.
Por zëdhënësja e qeverisë greke Olga Gerovasili akuzoi Komisionin Europian për lojera se kujt tja kalojme fajin apo përgjegjësinë. Plani holandez, i cili ka mbështetjen e kryeministrit Mark Rutte, do të varet nga Turqia.
Qeveria holandeze mban presidencën e BE-së dhe Z. Samsom ka qenë me sa duket duke punuar në planin me kryeministrin Rutte që prej muajit të kaluar.
Sigal