Përurohet autostrada Italiane 54 vite pas punimeve

472
Sigal

Autostrada që kalon nëpër rajonin
e varfër jugor të Kalabrisë do të inagurohet sot pas një eriudhe të gjatë
punimesh prej 54 vitesh.

Data e inagurimit ishte vendosur
10 muaj më parë nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, i cili e konsideroi
përmbushjen e afatit një çështje të krenarisë kombëtare.

Megjithatë, ekziston skepticizmi i përhapur nëse infrastruktura është gati
tashmë.

Agjencia publike e rrugëve, ANAS tha se autostrada prej 443
kilometrash Salerno-Rexhio Kalabria është një mrekulli inxhinierike, e përbërë
nga 190 tunele dhe 480 ura, me viadukte dhe mbikalime nëpër terrenin malor.

Autostrada duhej të kishte përfunduar në vitin 1972. Pjesë të
tjera të autostradës kanë pasur nevojë për përmirësime rrënjësore.

Gazeta lokale italiane “Corriere della Calabria” publikoi online
një video që tregon disa kufizime të trafikut në një korsi dhe kufizime të
rrepta të shpejtësisë, duke sugjeruar se autostrada ka ende nevojë të
përmirësohet.