Përmbytje të mëdha në Kinë, 18 të vdekur dhe shumë të zhdukur

479
Rreth 18 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në verilindje të Kinës, shkruan BBC.
Siç raportojnë autoritetet kineze shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave.

Një skuadër kërkim- shpëtimi e përbërë nga 32,360 veta është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe të energjisë elektrike.

Përmbytjet në qytetin Jilin kanë nisur që prej javës së kaluar.
Sigal