Përmbytje masive në Indonezi, shpërngulen mijëra banorë

231
Sigal

Të paktën 1380 njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve massive në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kreu i Agjencisë së Katastrofave në Xhakartë, Sabdo Kurnianto në një deklaratë është shprheur se reshjet e mëdha të shiut që kanë vazhduar që prej natës së kaluar, shkaktuan përmbytje në Xhakartën Jugore dhe disa pjesë të Xhakartës Lindore.

Ndër të tjera ai është shprehur se 1380 janë dëmtuar nga përmbytjet dhe se përpjekjet për ofrimin e ndihmës janë duke vazhduar.

Ndërkohë, Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës paralajmëroi reshje të mëdha shiu deri nesër në qytetet Xhakarta, Bogor, Bekasi, Tangerang dhe Depok.

Në Indonezi, që gjendet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të shpeshta, veçanërisht për shkak të reshjeve në periudhën tetor-prill.