Përmbyset minibusi me pasagjerë në Serbi, një grua humb jetën dhe 16 të tjerë mbeten të plagosur

103
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi, në afërsi të digës së Rovnit. Një minibus i mbushur me pasagjerë është përmbysur dhe për pasojë një grua humbi jetën , ndërsa pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur.

Mediet serbe raportojnë se në minibus kanë qenë 17 pasagjerë, kurse 3 nga pasagjerët e plagosur janë në gjendje të rëndë.

Siç mëson Kurir, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i minibusit ka dalë nga automjeti për të pyetur rojën për kalimin e digës Stubo-Rovni.

Dyshohet se shoferi nuk ka aktivizuar frenat e dorës kur ka dalë nga minibusi. Minibusi depërtoi gardhin mbrojtës dhe u rrokullis në një shpat rreth 50 metra të gjatë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ambulancat. Grupi hetimor po heton për shkaqet e aksidentit.