Përgjaket Turqia, katër të vdekur dhe 13 të plagosur pas sulmit terrorist

594
Sigal

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pas një shpërthimi me eksploziv.

Mediat turke shkruajnë se shpërthimi i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në zonën Kulp të Dijarbakirit, duke vrarë 4 civilë dhe plagosur 13 të tjerë.

Mendohet se ky sulm është bërë nga anëtarët e organizatës terroriste PKK.