Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të mërkurën
për televizionin Mir se “thuajse të gjitha nivelet e dialogut” me Shtetet e
Bashkuara janë ndërprerë.
Shtetet e Bashkuara kanë përgënjeshtruar pretendimet
e ngritura nga një zëdhënës rus se komunimiki mes dy vendeve është ngrirë.
Uashingtoni thotë se dy palët mbeten të angazhuara me njëra-tjetrën.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha
se Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov
kishin folur me telefon të martën lidhur me luftën në Siri.
“Është vështirë të thuhet se çfarë nënkupton ky
koment” – tha zoti Kirby. “Por angazhimi diplomatik me Rusinë vazhdon në një
numër çështjesh. Është i mirë-njohur fakti që kemi mospajtime të dukshme me
Moskën për disa tema, por dialogu nuk është ndërprerë,” tha zëdhënësi i
Departamentit të Shtetit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov u shpreh se shpreson
që presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ketë një “qëndrim të freskët, më
konstruktiv” por gjithashtu shtoi se askush nuk duhet të ushqejë optimizëm të
tepruar.





















