Pensionistja ndërroi jetë nga Covid-19, infermierja i grabiti unazën dhe kartën e kreditit

384
Sigal

Kur e gjithë bota nderon mjekët dhe infermierët për luftën ndaj Covid-19 ka dhe nga ata që mundohen të përfitojnë nga kjo situatë.

Një infermiere, e cila po kujdesej për një grua 86-vjeçare, që vdiq nga koronavirusi, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit, shkruan të Sun.

Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, kujdesej për Barbara Gust nga Koldorado e SHBA-ve, e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me  COVID-19.

Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.

Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë kthyer familjarëve të viktimës, shkruajnë mediat e huaja.