Pasojat e frikshme të luftës. Fëmijët sirianë në gjendje stresi, humbën të folurën

537
Sigal

Miliona fëmijë sirianë do të jetojnë në një gjendje të “stresit toksik” për shkak të ekspozimit të zgjatur në tmerret e luftës. Dëmi për një brez të tërë të fëmijëve sirian mund të bëhet i pakthyeshëm, në qoftë se nuk u jepet ndihmë e menjëhershme. Raporti i organizates nderkombetare Save the Children, konstaton se “Stresi i luftës ka çuar në rritjen e dëmtimeve të vetes , tentim për vetëvrasjeve dhe sjelljes agresive në mesin e shumë fëmijëve. Gjetjet janë të bazuara në qindra intervista të kryera në Siri. U intervistuan më shumë se 450 persona duke përfshirë edhe fëmijët e moshave të ndryshme, prindërit, edukatorët, punonjësit socialë, punëtorët ndihmës dhe mësuesit. Studimi gjeti se pothuajse të gjithë fëmijët dhe 84% e të rriturve thanë se bombardimet dhe granatimet janë shkaku numër një i stresit psikologjik për fëmijët. Dy të tretat e fëmijëve kanë humbur një të dashur, kanë parë të bombardohen shtëpitë e tyre, ose janë plagosur si pasojë e luftës. Nga intervistimet rezultoi se fëmijët vuajnë nga “urinim i pavullnetshëm” – simptomat e stresit toksik dhe çrregullimit të stresit post-traumatik. Gati 50 për qind e të rriturve thanë se fëmijët e tyre kishin humbur aftësinë për të folur ose kishin filluar të kishin pengesa në të folur që nga fillimi i luftës. Gati gjysma e të intervistuarve thanë fëmijët “rregullisht, ose gjithmonë shfaqin ndjenja të pikëllimit apo trishtim ekstreme”. 2.3 milion janë larguar nga Siria, dhe të paktën tre milionë fëmijë nën moshën gjashtë kanë njohur asgjë tjetër, përveç luftës, thotë raporti. Lufta e cila filloi në vitin 2011, ka lënë më shumë se 300.000 të vdekur.