Pas Tsunamit, një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

522
Sigal

Pa kaluar 24 orë nga Tsunami, Indonezia është goditur nga një tërmet. Lëkundjet e regjistruara mendohet të jenë  5.0 ballë të shkallës Richter, raporton rrjeti televiziv kinez CGTN.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme. Indonezia është e vendosur në tre pllaka tektonike, gjë që e bën atë të prirur ndaj katastrofave natyrore siç janë tërmetet tsunami, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe shpërthimet vullkanike.

Një tërmet me magnitudë 5.0 konsiderohet të jetë i moderuar dhe ka më shumë gjasa të shkaktojë dëmtime të lehta për ndërtesat dhe strukturat e tjera.

Sot u konfirmua se numri i të vdekurve të vendit kishte arritur në 222 pasi një tsunami goditi bregdetin e Sumatrës jugore më 22 dhjetor, në orën lokale 21:30.

foto galeri foto galeri