Pas Shqipërisë, ky është shteti ku Zelensky do të përcjellë mesazhin e tij

150
Sigal

Përveç adresimit të konferencës së organizuar nga Wall Street Journal, pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy t’i japë një fjalim të drejtpërdrejtë kombit danez sonte.

4 maji shënon përvjetorin e çlirimit të Danimarkës nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilën danezët tradicionalisht e përkujtojnë duke vendosur një qiri në dritaret e tyre.

Gazetat daneze Politiken dhe Jyllands–Posten po sponsorizojnë dy ngjarje të hapura në Kopenhagë dhe Aarhus ku fjalimi i Zelenskiy do të transmetohet në ekranet e mëdha.

Ngjarjet do të paraqesin fjalime nga kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen në Kopenhagë dhe ministri i Jashtëm Jeppe Kofod në Aarhus dhe do të përfshijë një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë.