E pazakontë në kryeqytet/ I moshuari godet me grushta 23 vjeçaren në mes të Tiranës

227
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ky një 66 vjeçar me inicialet B.Q ka dhunuar fizikisht shtetasen E.B, 23 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndjekjen e penale të të moshuarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen E. B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.