Pas borës vjen acari

211
Sigal

Spanja është duke u përballur me një mot të acartë. Pas borës në fundjavë, vendi është përfshirë nga ngricat.

Autoritete kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit, dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë.

Temperatura arriti në -25C në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, duke regjistruar natën më të ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora nga Stuhia “Filomena”ka ngrirë, duke sjellë probleme me transportin. Trashësia e borës është tepër e madhe, duke bërë që në Spanjë të shënohet një nga dimrat më të ftohtë në 40 vitet e fundit.