Paratë e rryshfetit, prokurorja Badivuku i mbante në frigorifer

453
Prokurorja, Vaide Badivuku, kishte marrë 22 mijë euro ryshfet për t’i liruar makinat e sekuestruara të familjes Hasani që po hetoheshin për fajde.
Po kjo familje kishte dhënë edhe 10 mijë të tjera për t’u liruar nga paraburgimi dy pjesëtarë të saj. Me paratë e ryshfetit që i kishte vendosur në frigorifer, Badivuku ishte nisur për pushime në Austri.
Dhjetë mijë euro kishin paguar familja Hasani në mënyrë që dy pjesëtarët e kësaj familjeje, Esati dhe Dritoni, të lirohen nga paraburgimi në maj të këtij viti. Ndonëse të dyshuar për fajde dhe detyrim, ishin liruar nga paraburgimi, ndërsa ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak për t’u ndërprerë kjo masë një muaj më vonë.
Të lajmëruar nga policia për kwto ngjarje, familja Hasani përmes avokatit Mahmut Halimi kishin bërë kërkesë që t’iu kthehen nëntë makinat e konfiskuara më 12 dhjetor, kur ishin arrestuar katër pjesëtarët e familjes Hasani, babai Esati dhe djemtë Fatoni, Artoni dhe Dritoni. 
Sigal