Papa në Sarajevë: Kam ardhur si pelegrin i paqes dhe i dialogut

524
Kam ardhur si pelegrin i paqes dhe dialogut. 18 vjet pas vizitës historike të Giovanni Paolo II. Jam i kënaqur të shoh progresin e arrirë” këto janë fjalët e para të Papa Franceskut pasi zbriti në Sarajevë.
Papa Françesku ka nisur vizitën një ditore Sarajevë të Bosnjes-Hercergovinës.
Në vizitën e tij ai synon që të forcojë pajtimin mes komunitetit serb, kroat dhe myslimanëve.
Hera e fundit kur një Papë ka vizituar Bosnjën, ka qenë 20 vjet më parë, pas përfundimit të luftës.
Gjatë qëndrimit të tij 10 orësh në Bosnje, Papa Françesko do të mbajë një meshë në stadiumin Olimpik, ku pritet të marrin pjesë 65 mijë njerëz, mes tyre klerikë katolikë, ortodoksë, myslimanë si dhe përfaqësuesit e komunitetit hebre. Masat e sigurisë janë të larta ndërsa 5,000 policë janë thirrur në detyrë, pasi pritet që 100 mijë besimtarë të bëhen pjesë e meshës.
Më shumë se një e treta e popullatës në Bosnje janë kroatë katolikë, dhe shteti prej 3.8 milionë banorësh është i ndarë në Republikën Serbe të Bosnjes dhe në Federatën Kroate-Myslimane.
Sigal