Pandemia zgjat për të paktën edhe një vit e gjysmë / Flet kreu i Institutit të Shëndetësisë në Itali

208
Sigal

Pandemia e COVID-19 do të zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë. Kështu është shprehur presidenti italian i Institutit për Shëndetësi, Silvio Brusaferro.

“Në dallim nga fatkeqësitë natyrore që mund të jenë dramatike por edhe afatshkurtëra siç është për shembull tërmeti, pandemia shkakton stres që zgjat më shumë. Dhe, sistemi shëndetësor po punon në zhvillimin e strategjisë që do të na ndihmojë të adaptohemi në një situatë të tillë, e disa prej atyre masave do të jenë sigurisht afatgjata”, shton Brusaferro.

Ai theksoi se deri më sot nga pandemia kemi mësuar shumë që masat parandaluese janë thelbësore, sepse na ndihmojnë në shmangien e një krize shëndetësore.