Pranga 2 vëllezërve në Tiranë / Vodhën bizhuteri me vlerë 8 mln lekë në argjendari

253
Sigal

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi vodhën nga një argjendari 8 milionë lekë të vjetra.

Arlind Spahija dhe Arvid Spahija, 29 dhe 27 vjeç kanë qenë dënuar në Itali dhe u arrestuan në flagrancë teksa pas vjedhjes në rrugën ”Muhamet Gjollesha” u larguan me automjet.

Në banesë vëllezërve iu gjetën kokainë, sende të vjedhura, sasi parash, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, mjetin me të cilin u larguan si dhe 2 aparate celular e një sasi valute.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe të narkotikëve.

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra në një argjendari, vihen në pranga 2 vëllezër.

Të dy vëllezërit me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti me të cilën u larguan autorët dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.