Pacienti me COVID-19 tentoi të hidhet nga kati i katërt, e shpëton mjekja

Një mjeke në një spital indian ka arritur të ndalojë një pacient të prekur nga koronavirusi, të hidhej nga kati i katërt i spitalit.

Në rrjetet sociale shihen pamjet ku mjekja e veshur me kostumin e plotë kundër COVID-19 që del nga dritarja e dhomës dhe përpiqet të bindë pacientin që të mos hidhet në tokë.

Sigal

Ngjarja ndodhi në Spitalin ‘Netaji Subhash Chandra Bose’ në qytetin qendror të Jabalpurit. Policia erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes megjithatë pas një bisede me mjekët, pacienti ndryshoi mendje dhe vendosi të mos hidhej, tha spitali në një deklaratë.

Edhe pse motivet që e shtynë pacientin të provonte hedhjen nga kati i katërt janë të paqarta, veprimet e tij duken si një përpjekje vetëvrasjeje.

Hulumtime të ndryshme tregojnë se pandemia e COVID-19 ka çuar në një rritje të sëmundjeve mendore dhe vetëvrasjeve në Indi për shkak të ankthit dhe depresionit.