Osmani nga New York: Pritje zyrtare nga Biden, do përcjell zërin e popullit të Kosovës

45
Sigal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar nga New York, aty ku po merr pjesë në javën e nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në Facebook, Osmani pohoi se Kosova po merr pjesë në këtë organizim, edhe pse nuk është anëtare e Asamblesë. Osmani ka theksuar se do të ketë takime me liderët botëror si dhe një pritje zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Kosova nuk është anëtare, por tradicionalisht liderët tanë kanë udhëtuar gjatë kësaj jave në Nju Jork për të takuar miq të dëshmuar të Republikës sonë dhe për të krijuar miqësi e alaneca të reja. Është shumë me rëndësi që do të kemi mundësi që të marrim pjesë në organizime bashkë me liderë të tjerë botëror, takimet do të fillojnë pas pak, pas gjysmë ore.Mirëpo më e rëndësishmja do të jetë pritja e organizuar nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi që ta falënderoj në emër të popullit të Republikës së Kosovës, për aleancën tonë të fuqishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Në takime bilaterale me liderë të tjerë e në organizme e diskutime të tjera do ta përçojë zërin e popullit të Kosovës dhe qëndrimet e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por si mund të jetë Kosova një faktor që konttrribuon edhe për sfidat e tjera globale”, tha Osmani.