Media Matters for America, grupi censurues i së majtës ekstreme që ka kaluar dekada duke shpifur ndaj konservatorëve — është në prag të shkatërrimit pas presionit të vazhdueshëm ligjor dhe financiar nga drejtuesit republikanë dhe pronari i platformës X, Elon Musk, zbuloi këtë javë New York Times.
Media Matters, organizata liberale e njohur për fushatat kundër mediave konservatore, ndodhet në krizë të thellë për shkak të padive, hetimeve federale dhe problemeve të brendshme.
Ajo akuzohet për manipulim të të dhënave në një raport ndaj platformës X (ish-Twitter), duke shkaktuar bojkot reklamues që solli humbje prej mbi 75 milionë dollarësh. Elon Musk dhe republikanët kanë ndërmarrë veprime ligjore, duke përfshirë edhe një padi që pritet të shkojë në gjyq në prill 2025.
Organizata është nën hetim nga FTC dhe përballet me reduktime të stafit, ulje të moralit dhe largim të donatorëve. Megjithëse zyrtarisht nuk planifikon mbyllje, brenda organizatës janë diskutuar mundësitë për përfundimin e operacioneve. Musk ka premtuar ndjekje ligjore edhe ndaj financuesve të grupit, ndërsa aleatët e Trump po shqyrtojnë nëse Media Matters ka mashtruar publikun për të mbledhur fonde.





















