Organizata Botërore e Turizmit pezullon Rusinë

148
Sigal

Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) pezulloi anëtarësimin e Rusisë në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Qeveria ruse njoftoi tërheqjen e saj disa orë para takimit, raportoi cnn.

‘Anëtarët e UNWTO votuan për pezullimin e Rusisë. Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të UNWTO, anëtarët debatuan pezullimin e Rusisë nga Organizata. Rusia nuk pranoi të rrisë dhe të mbrojë pozicionin ndërsa njoftoi tërheqjen nga UNWTO’, njoftoi organizata në Twitter.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në rrjetet sociale se ‘Rusia është pezulluar nga UNWTO në seancën e parë të jashtëzakonshme të Asamblesë së saj të Përgjithshme’.

‘Faleminderit të gjithë anëtarëve që e mbështetën këtë veprim. Drejtimi i vetëm i udhëtimit për kriminelët rusë të luftës duhet të jetë Haga. Izolimi i Rusisë do të thellohet për çdo ditë të luftës së saj kundër Ukrainës’, shtoi Kuleba.

Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar daljen e Rusisë nga Organizata Botërore e Turizmit së OKB-së.

Ndryshe, Rusia kohët e fundit është përjashtuar edhe nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.