Orangutangu lufton për të mbrojtur shtëpinë e tij

406
Sigal

Një orangutang i dëshpëruar është përpjekur të ndalojë një ekskavator i cili po prishte disa pemë që ishin shtëpia e tij.

Çdo vit, si rezultat i shpyllëzimit për vaj të palmave, rreth 6,000 orangutangë vriten në Orangutangët dhe kafshët e tjera detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe kjo gjë ka shqetësuar aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Kjo u bë edhe më e dukshme kur një organizatë filmoi momentin kur një orangutang përpiqet të ndalojë ekskavatorin që po prish pyllin ku ai jeton.

Siç raporton Independent, videoja ishte bërë më 2013 por u publikua pikërisht tani. Videoja e shkurtër tregon orangutangun e nervozuar i cili varet në drejtim të eskavatorit, i cili po shkatërronte shtëpinë e tij në pyllin Sungai Putri, në Borneo, Indonezi.