“One Belt, One Road” – Kina premton miliarda dollarë investime që do të rrisin influencën e vendit

572
Kina ka premtuar më shumë se 100 miliardë dollarë financime të projekteve në forumin “One Belt, One Road”, një iniciativë ambicioze që synon të fuqizojë influencën e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
“Kina po përpiqet të ndërtojë një partneritet biznesi me vendet e tjera që janë pjesëmarrëse në këtë iniciativë. Këto përpjekje synojnë promovimin e rritjes ekonomike në rajonin tonë edhe në botë”, tha Presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e hapjes së forumit dy-ditor.
Shumë liderë dhe zyrtarë të huaj janë mbledhur në Pekin këtë fundjavë për të diskutuar iniciativën e investimeve, të lajmëruar për herë të parë në vitin 2013. Plani synon të lidhë Azinë, Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, me rrjete transporti dhe infrastrukture, që përfshijnë 65 vende. Të gjithë vendet përbëjnë për 1/3-ën e Produktit të Brendshëm Bruto global.
“Në terma afat-gjatë, premtimi i Kinës mund të nxisë tregtinë globale, investimet dhe bashkëpunimin financiar. Duke ndarë përfitimet e investimeve dhe të dijes, rritja ekonomike do të jetë më e fortë dhe gjithëpërfshirëse”, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Institucione si Banka Botërore po e shohin këtë forum si një potencial të investimeve, tha presidenti Jim Yong Kim. Për Kinën, kjo përbën një lëvizje për të rritur influencën e vendit në botë, rritur aksesin në burimet energjetike dhe kërkuar për nxitës të jashtëm ndërkohë që ekonomia në vend është ngadalësuar.
Tregtia totale e kinës me vendet e tjera të forumit ka arritur në më shumë se 3 trilionë dollarë nga viti 2014 në 2016-ën, ndërsa investimet e Kinës në këto vende kanë kaluar vlerën e 50 miliardë dollarëve.
Presidenti Xi Jinping tha se nën këtë strategji, Kina ka krijuar 56 zona të bashkëpunimit ekonomik në 20 vende, që kanë sjellë 1.1 miliardë dollarë në të ardhura tatimore dhe kanë krijuar 180 mijë vende pune.
Kritikët thonë se Kina thjesht po kanalizon modelin e vetë të rritjes, me linja të hapura të kreditit dhe ndërtime masive, një lëvizje që ka krijuar një barrë gjigante të borxhit në vend.
Sigal