OKB hedh poshtë projektrezolutën ruse për hetimin mbi armët kimike në Siri

592
Këshilli i Sigurimit të OKB-së hodhi sot poshtë një projektrezolutë ruse që propozonte krijimin e një mekanizmi për të hetuar mbi armët kimike në Siri, që nuk mori shumicën prej nëntë votash të nevojshme për miratimin e saj.
Ky tekst u miratua nga gjashtë vende, ndërkohë që shtatë u shprehën kundër dhe dy abstenuan.
Projektrezoluta ruse i dha Këshillit të Sigurimit vendimin përfundimtar për të miratuar ose jo përfundimet e një hetimi.
Perëndimi denoncoi mungesën e pavarësisë të organizmit të ri të parashikuar.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, propozoi një vizitë të ekspertëve ndërkombëtarë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike për të hetuar incidentin në Duma.
Sigal