FOTO/ Vdes alpinistja me bikini. Ra nga shkëmbi dhe ngriu së ftohti

461
Sigal

Një grua e njohur si “aplpinistja me bikini” e që ngjiste majat e maleve me rroba banjoje, ngriu së ftohti në parkun kombëtar të Tajvanin, pasi ra nga një shkëmb, teksa bënte alpinizëm.

36 vjeçarja Gigu Wu ra nga një lartësi rreth 20 metra teksa ngjiste malin Yushan në Tajvan. Ajo telefonoi për ndihmë miqtë, duke përdorur një telefon satelitor.

Helikopterët e shpëtimit nuk mundën që të arrinin shpejt në vendngjarje për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Ajo u gjet e vdekur dhe e ngrirë, 28 orë pasi kishte bërë telefonatën.