Obama fton Kryeministrin e Kosovës në samitin e liderëve në Nju Jork

433
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në Nju Jork, ka njoftuar zyra për komunikim me publikun e kryeministrit. Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për arritjet e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh Kryeministrit Isa Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Sigal