Nuk kanë fund problemet për Abramovich, autoritetet franceze i sekuestrojnë vilën madhështore

104
Sigal

Autoritetet franceze kanë sekuestruar vilën e Roman Abramovichit në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Windsorit, si pjesë e sanksioneve kundër oligarkëve rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës, raportoi të mërkurën DailyMail.

Château de la Crow është e vendosur në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës franceze – the Cap d’Antibes – dhe agjentët e shitjes thonë se vlera e saj arrin rreth 90 milionë paund.

E ndërtuar më 1926, vila elegante ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe është e vendosur në 12 hektarë zonë pyjore dhe lëndina luksoze vetëm disa metra nga Deti Mesdhe.

Abramovichi shpenzoi rreth 30 milionë paund për restaurimin e Châteaus, pasi e bleu atë më 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në çati dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema shtëpiake në bodrum.

Por, përpara se ai të transferohej, prona u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti i Anglisë Edward VIII dhe Duka e Dukesha e Windsorit.

Winston Churchilli, kryeministri i famshëm që drejtoi suksesshëm fitoren e Britanisë në Luftën e Dytë Botërore, festoi 40-vjetorin e martesës në këtë vilë.

Sekuestrimi i vilës erdhi si pjesë e një operacioni të madh, i cili ka parë konfiskimin dhe ngrirjen e 20 miliardë funtesh para, prona dhe asete të tjera të oligarkëve rusë.