Nju Jorku nderon Shqiptaro-Amerikanët më të suksesshëm mes tyre dhe Frank Shkreli

597
Sigal

Sot, komuniteti shqiptaro-amerikan do të mblidhet në Nju Jork për të kurorëzuar projektin e historive të suksesit të shqiptaro-amerikanëve

Prezantuar nga Eliza Dushku dhe Toni Dovolani, sot më 3 maj 2014, komuniteti shqiptaro-amerikan do të mblidhet në Nju Jork për të celebruar projektin e historive të suksesit të shqiptaro-amerikanëve, një iniciativë e pa zhvilluar ndonjëherë kjo, që tregon sukseset dhe arritjet e shqiptarëve në Amerikë, duke theksuar kontributet e tyre në biznes, arsim, shkencë, politikë, art, dhe në shumë fusha të tjera. Eventi koincidon me premierën e një dokumentari dhe një libri ku vlerësohen mbi 150 personalitete, duke përfshirë: fituesin e çmimit Nobel Dr. Ferid Murad, shqiptarin e parë të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në Asamblenë e shtetit, Nju Jork, Mark Gjonaj, aktoren e famshme Eliza Dushku, supermodelja Emina Cunmulaj, Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe shumë të tjerë. Të mbledhur tek “Battery Gardens” në Manhatan, që është përballë me Statujën e Lirisë, e cila ka frymëzuar shumë nga ato histori suksesi, gjatë eventit do të nderohen arritjet, udhëheqësit, sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë.

Nëpërmjet projeksioneve vizuale, të pranishmit do të kenë mundësinë të shohin, dhe të dëgjojnë, për herë të parë histori frymëzues të arritjes së suksesit në Amerikë- do të dëgjohen histori nga refugjatët, të cilët shpëtuan prej luftës dhe përndjekjes në Ballkan; në raste të tjera, do të dëgjohen historitë e suksesit të brezit të dytë dhe të tretë të shqiptarëve, të cilët kanë përzier traditat shqiptare me rrënjët e tyre amerikanë në një mënyrë unike. “Ne jemi krenarë për trashëgiminë tonë dhe kemi treguar kujdes të madh në dokumentimin e historive të suksesshme shqiptaro-amerikan, të cilët kanë qenë dhe janë një plus i madh për strukturën e shoqërisë amerikane,” tha Vera Mjeku, Drejtoresh Ekzekutive e projektit Historitë e Suksesit Shqiptaro-Amerikan. “Historitë frymëzuese të suksesit do të jenë të ndryshme, nga një fitues i Çmimit Nobel të aktorë të Hollivudit, nga zyrtarë të zgjedhur tek ambasadorë, mjekë, avokatë, dhe udhëheqës financiarë. Të jesh i shoqëruar në një dhomë me një nga tenorët me famë botërore, i cili e ka kënduar në ‘Met’, me sipërmarrës, i cili ka themeluar një prej restoranteve kryesorë zinxhirë në Amerikë, me shkencëtarë, të cilët kanë avancuar kërkimet mjekësore, të gjitha këto histori në i kemi kapur në mënyrë që të ilustrojnë vitalitetin e këtij komuniteti, dhe në të njëjtën kohë për t’i dhënë jetë në një mënyrë unike asaj që të gjithë këta njerëz të shquar kanë arritur.” Vizualizimi i këtij projekti do të mbikëqyret sigurisht nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha, i cili ka kapur disa nga figurat më me ndikim të kohës tonë dhe sjell aftësinë e tij unike gjatë shfaqjes së historive që do të ndahen për herë të parë atë natë, të ruajtura në një libër dhe dokumentar si një kujtim i arritjeve shqiptare në Amerikë.

Projekti “Historitë e Suksesit Shqiptaro- Amerikan” është një nismë shumëvjeçare që është një partneritet i Grupit Shqiptar të Medias, Studios Fadil Berisha, dhe Fondin e Arsimit Kosovo-Amerikan. Të nderuarit janë propozuar nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të zgjedhur nga Bordi i historive të suksesit shqiptaro-amerikan