Njihuni me luanin që u rrit nga një qen

964
Sigal

Një qen në kopshtin zoologjik të Sri Lanka është kujdesur për një këlysh luani.

Kur nëna e këlyshit vendosi të mos kujdesej për të, stafi i kopshtit vendosi ta conte pranë një qeni që sapo kishte lindur.

Pronari i qenit, Heshan Mendis tha për BBC se në fillim qeni nuk e pranoi, por më vonë ndryshoi.

 “Pas pesë, gjashtë orësh, qeni ndryshoi. Dhe ajo e trajtoi luanin e vogël si këlshin e saj. Ajo e lëpiu dhe i dhuroi shumë dashuri, ndoshta më shumë se këlyshëve”, tha Heshan.

Qeni u kujdes për luanin e vogël për tre javë dhe këlyshët e tjerë e pranuan si vëllain e tyre. Më pas, luani u dërgua në një kopsht zoologjik dhe i gjetën një tjetër vend strehimi.