Një tërmet i fuqishëm trondit Afganistanin, humb jetën një fëmijë

525
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë, 6,1 ballë Righter u regjistrua sot në verilindje të Afganistanit.
“Tërmeti, që u ndje edhe në Pakistan dhe Indi, ndodhi rreth orës 07:07 GMT në malet e Hindu Kushit në një thellësi prej 191 kilometrash”, sipas USGS-së.
Të paktën një fëmijë ka mbetur i vdekur dhe nëntë persona të familjes së tij janë plagosur që ndodheshin në provincën Baloutchistan, në kufi me Afganistanin.
Në tetor 2015, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë goditi të njëjtën zonë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 380 personave.
Sigal