Një milion të shëruar nga koronavirusi në të gjithë botën

303
Sigal

Koronavirusi ka prekur tashmë mbi tre milionë njerëz në të gjithë botën.Por, përpos lajmeve të këqija, në lidhje me Covid-19, raportohen edhe lajme të mira.Nga 3,244 520 njerëz të infektuar me koronavirus, 1,016,321 persona janë shëruar tashmë.Ndërsa, numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar tashmë në 229,179 vetë.Koronavirusi gjeti një përhapje masive në fillime, ndërsa tashmë numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus ka rënë ndjeshëm.