Sigal

Një javë pasi bashkëthemeluesit e Instagramit dhanë dorëheqjen, është emëruar sot edhe drejtuesi i ri i aplikacionit mjaft popullor të shpërndarjes së fotove.

Bëhet fjalë për Adam Mosserin, i cili iu bashkua Facebook-ut që në vitin 2008 dhe ka punuar si mbikëqyrës i “News Feed”-it, duke qenë shumë pranë Shefit Ekzekutiv Marc Zuckerberg.

Së fundi Mosseri kishte qenë zëvendës president i Instagramit, ndërsa tashmë i është besuar drejtimi, mbikëqyrja e funksionimit dhe rekrutimi i drejtuesve të rinj në një sërë pozicionesh.

Bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger, njëkohësisht shefi ekzekutiv dhe shefi teknik i Instagramit, dhanë dorëheqjen javën e kaluar, doke mos dhënë shumë sqarime për këtë veprim.

Largimi i tyre nga Instagram, gjeneratori më i shpejtë i të ardhurave në Facebook, ndoqi dorëheqjen e Jan Koum, bashkë-themeluesin e aplikacionit për mesazhe në Facebook, WhatsApp.