Një grup serbësh nisen drejt Kosovës, policia ‘blindon’ kufirin

37
Sigal

Vijojnë tensionet në Veri. Mediat e Kosovës shkruajnë se motoçiklistë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës, të cilët pritet të arrijnë te pika kufitare në Jarinjë, ndërsa Policia e Kosovës është nisur drejt kufirit.

Nga grupi i motoristëve “Bike Rock Mission” kanë konfirmuar për mediat serbe se rrugën për në Kosovë po e nis nga Beogradi “në shenjë mbështetjeje për popullin serb”.

Ata konfirmuan se do të udhëtojnë përmes për në Rashkë dhe se presin që gjatë rrugës t’u bashkohen motoristë të tjerë. Siç raportojnë mediat kosovare, motoçiklistët planifikojnë që në Kosovë të hyjnë përmes Jarinjës dhe të shkojnë në Leposaviç e Zveçan dhe udhëtimin e tyre ta përfundojnë në Mitrovicë. Arsyeja e ardhjes, sipas tyre është i natyrës humanitare dhe një nga qëllimet është restaurimi i kishës së Shën Dimitrit, si dhe ndihma për familjet serbe më të rrezikuara në Kosovë.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ndodhen afër Jarinjës, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.