Ballina Bota dhe Rajoni Nis regjistrimi i banorëve për vaksinën anti covid-19 / Arabia Saudite

Nis regjistrimi i banorëve për vaksinën anti covid-19 / Arabia Saudite

205
Sigal

Ministria e Shëndetësisë tha se regjistrimi do të zbatohet në tri faza, prej të cilave secili do të ketë një grup të synuar të qytetarëve bazuar në moshën, peshën, imunitetin dhe sëmundjet kronike.

Arabia Saudite ka filluar regjistrimin e qytetarëve dhe banorëve për vaksinën falas kundër koronavirusit (COVID-19), njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA transmetoi njoftimin e Ministrisë në të cilin theksohet se regjistrimi do të zbatohet në tri faza, prej të cilave secili do të ketë një grup të synuar të qytetarëve bazuar në moshën, peshën, imunitetin dhe sëmundjet kronike.

Ministria theksoi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Pfizer-BioNTech, duke deklaruar se ajo ka kaluar me sukses të gjitha fazat e testimit dhe përmban një përgjigje të fortë imunologjike kundër virusit.

Deri më tani, 360.013 infeksione të koronavirusit janë regjistruar në Arabinë Saudite, si dhe 6.059 vdekje dhe 350.792 të shëruar.

Herët këtë muaj, Arabia Saudite paralajmëroi se do të jetë një nga vendet e para që do të marrë vaksinën kundër koronavirusit.