Dhuna ndaj medias / Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve: Turp për Edi Ramën

406
epa08883006 Riot police stand in line during a protest in Tirana, Albania, 13 December 2020. The state police took restrictive measures to prevent acts of violence to public properties during the protest. Hundreds of people protest for the fifth day demanding the resignation of the chief of police after the Interior Minister resigned, accusing the chain of police for inspiring violence against civilians after a police officer allegedly fatally shot a young man for breaking the curfew imposed during the coronavirus. EPA-EFE/Malton Dibra ALTERNATE CROP
Sigal

Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarëve nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë.

“4 gazetarë janë ndaluar të bëjnë punën e tyre gjatë protestave. Turp për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”,- shprehet  Ricardo Gutiérrez në një reagim në rrjetet sociale, teksa vlerëson qëndrimin e organizatave ndërkombëtare të mediave dhe atyre në Shqipëri kundër dhunës ndaj kolegëve të tyre në Shqipëri.

Ricardo Gutiérrez ka vlerësuar dënimin e dhunës nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë.

Federata Evropiane të Gazetarëve cilësohet si një nga organizatat kryesore për lirinë e medias dhe përfaqëson 320 mijë gazetarë në më shumë se 45 vende të botës.

Në dhjetor, 11, policia ndaloi Xhoi Malësinë, një gazetar dhe spiker i lajmeve në Ora News RTV, ndërsa filmonte protestat.

Më 11 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, gjithashtu u ndalua dhe dhunua ndërsa ishte në detyrë.

Më 12 dhjetor u raportuan dy incidente kundër gazetarëve nga anëtarët e forcës policore në qytetin e Durrësit: Redaktori i Durrës Lajm Shefqet Duka u ndalua nga policia ndërsa largohej nga ambientet e medias pranë Sheshit Liria ku po zhvilloheshin protestat. Aldo Mustafa, gazetari lokal i Syri.net TV në qytetin e Durrësit ishte në detyrë duke raportuar drejtpërdrejt nga protesta kur u sulmua nga oficeri i policisë dhe nuk u lejua të filmonte dhe raportonte ndalimin e protestuesve nga policia.