Nis gjyqi ndaj 13 gardianëve për vrasjen në qeli të Ilia Karelit

500
Nis sot në Selanik gjyqi ndaj 13 gardianëve të akuzuar për dhunimin deri në vdekje të shqiptarit Ilia Kareli në burgun Nigritas në mars të 2014.
Autopsia vërtetoi se Ilia Kareli vdiq nga plagët e rënda të provokuara nga dhuna e disa gardianëve të burgut.
Kareli u transferua në burgun Nigrita në mars të 2014 pasi vrau një roje burgu me një xham në burgun e Malandrinos në qendër të Greqisë.
Ai po vuante dënimin me 12 vjet burg për grabitje
Sigal