Ngjarje e rëndë në Gjermani! Nëna vret pesë fëmijët, gjyshja shpëton të gjashtin

293
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani teksa një nënë 27- vjeçare ka vrarë pesë fëmijë të saj nga mosha 1 deri në 8 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin perëndimor gjerman Solingen, teksa nëna pas aktit ka tentuar vetvrasjen duke u hedhur para një treni në Dusseldorf, por shpëtoi.

Pas vrasjes së pesë fëmijëve, nëna telefonoi të ëmën për t’i treguar çfarë kishte bërë, teksa e njoftoi se do të vriste edhe fëmijën e gjashtë.

Por gjyshja nxitoi duke telefonuar menjëherë Policinë dhe për të marrë në shtëpinë e saj fëmijën më të madh, 11 vjeçar i cili është shëndoshë e mirë, dhe i vetmi i mbijetuar nga vëllezërit e motrat.